Taravari: Nuk kam lakmi për pushtet, politika është për t’i shërbyer popullit, jo për rehati personale!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka shpërthyer me një mesazh të fuqishëm dhe kritik ndaj sistemit politik aktual, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë lakmi për pushtet, megjithëse është e vështirë t’i rezistosh atij. “Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë: çfarë po […]

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka shpërthyer me një mesazh të fuqishëm dhe kritik ndaj sistemit politik aktual, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë lakmi për pushtet, megjithëse është e vështirë t’i rezistosh atij.
“Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë: çfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë,” deklaron Taravari në postimin e tij, duke iu referuar sistemit që, sipas tij, ka paralizuar shoqërinë.
Ja postimi i plotë:
Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë:
Cfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?!?!?!
Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë!
Dhe sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh!
Ne mund të jemi emrat e njëjtë por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara që më thjesht do të thotë:
Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit! (INA)