Taravari: Qeveria VMRO-VLEN është zhgënjim i madh për shqiptarët
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se Qeveria e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe VLEN është kthyer në një zhgënjim të madh për shqiptarët. Në një intervistë për The post Taravari: Qeveria VMRO-VLEN është zhgënjim i madh për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se Qeveria e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe VLEN është kthyer në një zhgënjim të madh për shqiptarët. Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, ai ka theksuar se arsyeja kryesore e tërheqjes nga kjo qeveri lidhet me degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve në zonat me shumicë shqiptare, heqjen e balancuesit, një ligj të miratuar me shumë mangësi, si dhe mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Për më shumë se një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me Bashkimin Evropian. Premtohej luftë kundër krimit, por fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për të thënë se bëhet. Zhvillim ekonomik ka diçka, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, u shpreh Taravari.
Ai theksoi se mosrealizimi i katër pikave kryesore të marrëveshjes qeverisëse ishte momenti vendimtar që e shtyu të largohej nga bashkëqeverisja me VMRO-DPMNE dhe nga koalicioni VLEN.
Sipas Taravarit, ky vendim ishte i domosdoshëm për të mos legjitimuar, siç tha, vazhdimin e një politike që i mënjanon shqiptarët nga vendimmarrja dhe zhvillimi i barabartë në vend.
The post Taravari: Qeveria VMRO-VLEN është zhgënjim i madh për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
