Veturat me targa të posaçme, film apo transparencë ?- Ministrat kanë targa rezervë!
Qeveria ka nisur procesin e unifikimit të veturave zyrtare me targa të posaçme, duke e paraqitur si masë për rritjen e transparencës dhe shmangien e keqpërdorimeve. Shërbimi për Punë të The post Veturat me targa të posaçme, film apo transparencë ?- Ministrat kanë targa rezervë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria ka nisur procesin e unifikimit të veturave zyrtare me targa të posaçme, duke e paraqitur si masë për rritjen e transparencës dhe shmangien e keqpërdorimeve. Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOPP) ka njoftuar se qytetarët mund të raportojnë përdorimin e paligjshëm, privat ose partiak të automjeteve zyrtare në numrin 070 399 050 dhe në adresën [email protected].
Sipas të dhënave të para, mbi 500 automjete zyrtare në mbarë vendin tashmë janë pajisur me targat e reja, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë brenda dy javësh. Drejtori i SOPP-së, Ivica Tomovski, deklaroi se masa do të ndihmojë në dallimin e qartë mes veturave zyrtare dhe atyre private, duke shtuar:
“E inkurajoj qytetarët të raportojnë dyshimet për keqpërdorime. Ne do t’i përcjellim ato në institucionin kompetent, për të nisur hetimet dhe për të ndërmarrë masat ndëshkuese përkatëse.”
Megjithatë, përtej këtij prezantimi qeveritar, ekspertët dhe opinioni publik paralajmërojnë se transparenca e shpallur mund të mbetet më shumë një “film qeveritar” sesa një garanci reale. Arsyeja qëndron në faktin se veturat e ministrave dhe funksionarëve të lartë ende posedojnë targa rezervë civile, një praktikë e justifikuar për arsye sigurie.
Kjo nënkupton se, nëse këto targa nuk u hiqen, ekziston rreziku i madh që automjetet zyrtare të përdoren për qëllime private ose partiake, duke anashkaluar sistemin e ri të transparencës. Në këtë mënyrë, përkundër targave të reja të dukshme, mbetet hapësirë për keqpërdorime të ngjashme me ato të së kaluarës.
The post Veturat me targa të posaçme, film apo transparencë ?- Ministrat kanë targa rezervë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
