Taravari sërish komenton raportet në koalicionin VLEN dhe kabinetin qeveritar | VIDEO

Sot. i pyetur nëse ka kërkuar 40 për qind të kandidatëve në zgjedhjet lokale gjatë mbledhjes me liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari tha se për momentin është i koncentruar The post Taravari sërish komenton raportet në koalicionin VLEN dhe kabinetin qeveritar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 26, 2025 - 14:00
 0  4
Taravari sërish komenton raportet në koalicionin VLEN dhe kabinetin qeveritar | VIDEO

Sot. i pyetur nëse ka kërkuar 40 për qind të kandidatëve në zgjedhjet lokale gjatë mbledhjes me liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari tha se për momentin është i koncentruar në temat shëndetësore.

Taravari nuk u përgjigj nëse do ta braktisë koalicionin VLEN, deri sa shtoi se gjendja në këtë koalicion është “relativisht stabile, sikurse në koalicionin qeverisës.

“Kjo është irelevante për temën që po diskutojmë sot, bisedimet ndërkoalicionuese, këto janë tashmë tema politike. Mendoj se sot jam më shumë i fokusuar në tema të shëndetësisë. Në koalicionin VLEN situata është relativisht stabile dhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull”, ka thënë Taravari në konferencën për media në Ministrinë e Shëndetësisë.

Taravari këtë e bëri të ditur duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar informacionet e djeshme në disa media në gjuhën shqipe se mund të largohet nga koalicioni VLEN dhe se koalicioni kërkon të paktën 40 për qind të kandidatëve për kryetar komune për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor. Flaka Media

The post Taravari sërish komenton raportet në koalicionin VLEN dhe kabinetin qeveritar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .