Taravari viziton strukturat e ASH-së në Likovë: Po rikthehet energjia dhe mobilizimi
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një vizitë në strukturat e partisë në Likovë, ku është takuar me aktivistët dhe drejtuesit lokalë të degës. Gjatë një takimi The post Taravari viziton strukturat e ASH-së në Likovë: Po rikthehet energjia dhe mobilizimi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një vizitë në strukturat e partisë në Likovë, ku është takuar me aktivistët dhe drejtuesit lokalë të degës.
Gjatë një takimi miqësor, të zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë kafeje me strukturat e partisë, u theksua entuziazmi dhe energjia e re që po rikthehet në degën e Aleancës për Shqiptarët në këtë komunë.
“Nga takimet me aktivistët dhe strukturat lokale në Likovë shihet qartë se entuziazmi dhe energjia e re po rikthehen fuqishëm në degë. Kjo na jep besim se Aleanca për Shqiptarët do të jetë edhe më e fortë për sfidat që na presin”, theksoi Taravari.
Ai shtoi se mobilizimi i strukturave në terren është një tregues i qartë se partia po konsolidohet dhe po përgatitet për periudhën e ardhshme politike. Gazeta Flaka
“Strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Likovë po ringriten fuqishëm dhe janë më të mobilizuara se kurrë për sfidat që vijnë”, u shpreh ai.
Takimi u vlerësua si një moment motivues për forcimin e organizimit dhe angazhimit politik në komunë.
The post Taravari viziton strukturat e ASH-së në Likovë: Po rikthehet energjia dhe mobilizimi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .