Të dhënat nga numërimi i votave: Rezultatet s’lëvizin në web-faqen e KQZ-së prej të mërkurës, ende 7 vendvotime ende pa u procesuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave që prej të mërkurës, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë. Në web-faqen e KQZ-së vijojnë të qëndrojnë rezultatet e pandryshuara që prej të mërkurës në 22:12, kur ishte bërë përditësimi i
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave që prej të mërkurës, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
Në web-faqen e KQZ-së vijojnë të qëndrojnë rezultatet e pandryshuara që prej të mërkurës në 22:12, kur ishte bërë përditësimi i fundit. Shtatë vendvotime, sipas të dhënave elektronike, nuk janë procesuar prej atëherë.
Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 341,672 vota apo 40.84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 184,499 vota apo 22.05%, Lidhja Demokratike e Kosovës 147,827 vota apo 17.67% dhe koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët 62,309 vota apo 7.45 %
Në bazë të këtyre rezultateve, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se “Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë”. Ai i tha Gazetës Express të mërkurën se është “praktikisht pothuajse e pamundur” që LVV-ja t’i sigurojë 50 apo 51 ulëse në Kuvend edhe pasi të jenë numëruar votat me postë. Për ta arritur në atë numër, ai tha se kësaj partie i duhen “mbi 90% të votave të diasporës”.
Cakolli vlerëson se procesi zgjedhor i 9 shkurtit është njollosur. Lënia e publikut në “një lloj terri informativ” dhe dështimi i sistemit elektronik të publikimit periodik të rezultateve, ai tha se e ka cenuar seriozisht besimin e votuesve dhe integritetin e këtyre zgjedhjeve.
Ndonëse KQZ-ja kishte planifikuar që deri në fund të shkurtit t’i kryente të gjitha procedurat deri te certifikimi i rezultateve, ai pret se certifikimi do të bëhet vetëm në mars, nëse nuk do të ketë ndonjë rast për rinumërim apo rivotim.