Shefja e UNMIK-ut përsërit thirrjet për dialog dhe zgjidhje të qëndrueshme, pas aksionit të djeshëm të policisë

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga Serbia në mbarë Kosovën dje, të cilat rezultuan në mbylljen e disa institucioneve, përfshirë zyrat e postës, ndërtesat e institucioneve të përkohshme dhe qendrat e mirëqenies sociale. PSSP-ja është e shqetësuar për ndikimin

Jan 16, 2025 - 13:00
 0  4
Shefja e UNMIK-ut përsërit thirrjet për dialog dhe zgjidhje të qëndrueshme, pas aksionit të djeshëm të policisë
shefja-e-unmik-ut-perserit-thirrjet-per-dialog-dhe-zgjidhje-te-qendrueshme,-pas-aksionit-te-djeshem-te-policise

shefja-e-unmik-ut-perserit-thirrjet-per-dialog-dhe-zgjidhje-te-qendrueshme,-pas-aksionit-te-djeshem-te-policise

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga Serbia në mbarë Kosovën dje, të cilat rezultuan në mbylljen e disa institucioneve, përfshirë zyrat e postës, ndërtesat e institucioneve të përkohshme dhe qendrat e mirëqenies sociale.

PSSP-ja është e shqetësuar për ndikimin e këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht të atyre nga komunitetet joshumicë, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione. Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit ndërmjet komuniteteve dhe autoriteteve të Kosovës, thuhet në kumtesën për media të zyrës së UNMIKU-ut.

Tutje theksohet se Ziadeh përsërit thirrjet e saj që çështjet e pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive, në komunikim të hapur dhe në mirëbesim brenda Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, si e vetmja rrugë e pranueshme për të ecur para.