Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë
Shërbimi Sekret Amerikan tha të dielën se po hetonte raportet për të shtëna me armë gjatë natës pranë Lafayette Park, i cili është përballë Shtëpisë së Bardhë. The Guardian shkruan se bazuar në njoftimin e agjencisë, nuk u raportua për të lënduar dhe nuk u gjet asnjë i dyshuar pas kontrollit të parkut dhe zonës


Shërbimi Sekret Amerikan tha të dielën se po hetonte raportet për të shtëna me armë gjatë natës pranë Lafayette Park, i cili është përballë Shtëpisë së Bardhë.
The Guardian shkruan se bazuar në njoftimin e agjencisë, nuk u raportua për të lënduar dhe nuk u gjet asnjë i dyshuar pas kontrollit të parkut dhe zonës përreth.
Donald Trump po kalonte fundjavën në Shtëpinë e Bardhë, por nuk dha asnjë koment për incidentin.
Operacionet e Shtëpisë së Bardhë mbetën normale, por siguria në zonë u rrit, sipas Shërbimit Sekret. Shërbimi Sekret tha se po punonte me policinë e Distriktit të Kolumbisë dhe Policinë e Parkut të SHBA.
