IPK’ja arreston një polic, si civil u përfshi në rrahje pas mesnatës
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor pasi i njëjti dyshohet se u përfshi në një rrahje pas mesnatës. “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një incident në Prishtinë pas mesnatës ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Incidenti fillimisht ishte raportuar në Polici


Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor pasi i njëjti dyshohet se u përfshi në një rrahje pas mesnatës.
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një incident në Prishtinë pas mesnatës ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Incidenti fillimisht ishte raportuar në Polici si rrahje në progres në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë në mes disa personave e ku dyshohej se në këtë rast është përshirë edhe zyrtari policor”, thuhet në njoftim.
Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, është arrestuar polici (jashtë detyrës zyrtare dhe në rroba civile) me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” të cilit me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e përkohshëm ndaj zyrtarit në fjalë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”, thuhet në njoftim.
