Temperaturat deri në 25 gradë: Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës
Në Maqedoninë e Veriut moti gjatë fundjavës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa herë pas here do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, e cila do të jetë më e theksuar në Luginën e Vardarit, ku lokalisht dhe përkohësisht do të arrijë shpejtësi deri në rreth 60 […]
Në Maqedoninë e Veriut moti gjatë fundjavës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa herë pas here do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, e cila do të jetë më e theksuar në Luginën e Vardarit, ku lokalisht dhe përkohësisht do të arrijë shpejtësi deri në rreth 60 km/orë. Gjithashtu, do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurtra shiu të përcjella me bubullima të rralla, thotë meteorologu Sllavço Poposki.
“Edhe në Shkup dhe rrethinë sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë herë pas here të përforcuar nga drejtimi verior. Do të ketë kushte edhe për shi lokal afatshkurtër.
Të dielën, më 19 prill 2026, në Maqedoni moti do të jetë kudo stabil, i thatë dhe kryesisht me diell me vranësira të pakta deri në mesatare lokale, ndërsa era nga drejtimi verior do ta zvogëlojë shpejtësinë e saj.
Sa i përket temperaturave, ato në mëngjes do të zbresin në intervalin prej 8 deri në 13 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë temperatura në mëngjes do të zbresë deri në rreth 12 gradë. Temperaturat minimale të mëngjesit pak më të ulëta do të kemi të dielën, kur ato do të zbresin në intervalin prej 3 deri në 10 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë të dielën në mëngjes, më 19 prill 2026, temperatura do të zbresë deri në rreth 6 gradë.
Temperaturat maksimale ditore të ajrit, ndërkaq, do të ngjiten në intervalin prej 19 deri në 25 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale ditore e ajrit do të ngjitet në intervalin midis 21 dhe 24 gradë. Temperatura pak më të ulëta do të kemi të dielën, më 19 prill 2026, kur gjatë ditës ato do të ngjiten në intervalin nga 17 deri në 23 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë të dielën, më 19 prill 2026, temperatura gjatë ditës do të arrijë deri në rreth 21 gradë”, thotë ai.(INA)