Tensione në Koçan, protestuesit hedhin me vezë e gurë ndaj godinës së Komunës duke thirrur: “Vrasës, dilni jashtë” (VIDEO)

Është tensionuar situata me protestat në Koçan. Protestuesit hedhin vezë e gurë në godinën e Komunës duke thirrur ndaj kryetarit: “Vrasës, dilni jashtë”. Në protestë janë edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis 59 personave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri, transmeton Portalb.mk. “I kemi humbur të afërmit, nuk do ta humbim […]

Mars 17, 2025 - 18:00
 0  5
Tensione në Koçan, protestuesit hedhin me vezë e gurë ndaj godinës së Komunës duke thirrur: “Vrasës, dilni jashtë” (VIDEO)
Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Është tensionuar situata me protestat në Koçan. Protestuesit hedhin vezë e gurë në godinën e Komunës duke thirrur ndaj kryetarit: “Vrasës, dilni jashtë”. Në protestë janë edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis 59 personave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri, transmeton Portalb.mk. “I kemi humbur të afërmit, nuk do ta humbim drejtësinë”, thonë ndër të ata.

Protestuesit më pas kanë shkuar në kafenenë “Klasik” në pronësi të pronarit të diskotekës ilegale “Pulse” dhe e kanë prishur. Ata thyen tarracën për pirjen e duhanit e rrethuar me xham, karriget dhe tavolinat dhe hynë në objekt.

Situata është tragjike, dëgjohen vetëm të qara dhe vajtime, prindërit nuk gjejnë qetësi dhe pyesin se si të vazhdojnë të jetojnë pa të dashurit e tyre…

Ata mbajnë fotografi të fëmijëve të vdekur dhe thonë se e kanë blerë vdekjen për një biletë prej 500 denarë.

Një orë pas nisjes së protestës, gjithnjë e më shumë qytetarë u mblodhën për të nderuar, për të kërkuar drejtësi dhe i bënë thirrje kryetarit të Komunës tashmë i dorëhequr që të dalë para të pranishmëve dhe të mos fshihet.

Protesta doli jashtë kontrollit në momentin që turma filloi të thërriste emrin e kryetarit dhe u drejtua drejt godinës së Komunës.

Policia ruan godinën e Komunës. Turma bërtet: “Vrasësit jashtë” dhe godet me vezë. I përplasin derën dhe thërrasin kryetarin të dalë jashtë.

Kryetari i Komunës nuk ka shkuar dje në vendin e tragjedisë, nuk ka dalë në publik për të shprehur ngushëllimet e tij dhe as nuk ka qenë në spital për të vizituar të plagosurit. Vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se po jep dorëheqje dhe ka kërkuar nga institucionet që të hetojnë përgjegjësinë për zjarrin në qytetin e tij.

Babai i njërit prej djemve që e humbën jetën në zjarr, me lot dhe vaj shprehu revoltën e tij ndaj rastit dhe kërkoi përgjegjësi.

“Zot ndëshkoi ata, fëmijët tanë të artë u dogjën si minj”, theksoi ai, duke thënë se nuk ka frikë më nga askush, nuk është më gjallë, prandaj nëse duan mund ta vrasin për atë që thotë.

“Mos kini frikë njerëz, edhe ju keni njerëz që ju kanë vdekur, thoni të vërtetën”, theksoi ai duke bërtitur fashistë.

Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

Sot, 17 mars, Prokuroria Publike ka njoftuar se janë duke vazhduar seancat për caktimin e paraburgimit për personat e dyshuar për zjarrin në diskotekën e Koçanit.

Deri në këto momente janë arrestuar 11 persona, mbi 20 persona janë të dyshuar, informoi ministri i mbrendshëm Pançe Toshkovski, në intervistë informative është thirrur edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskitha se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital.