Mickoski në takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut
Në kuadër të vizitës së punës në Mynih, kryeministri Hristijan Mickoski sot është takuar me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Kristof Hojzgen. Kanë biseduar për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon dhe për mundësitë për përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në siguri dhe stabilitet, njofton Portalb.mk. “Kryeministri Mickoski e theksoi angazhimin për […]


Në kuadër të vizitës së punës në Mynih, kryeministri Hristijan Mickoski sot është takuar me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Kristof Hojzgen. Kanë biseduar për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon dhe për mundësitë për përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në siguri dhe stabilitet, njofton Portalb.mk.
“Kryeministri Mickoski e theksoi angazhimin për avancim të partneritetit strategjik me aleatët nga NATO dhe nevojën për progres në rrugën drejt BE-së, si dhe për rolin aktiv të vendit në arkitekturën rajonale të sigurisë. Theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është kyç për sigurinë evropiane dhe do të vazhdojë të punojë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale në këtë sferë”, informuan nga Qeveria.
Sipas kumtesës së pres-qendrës qeveritare, të dytë janë dakorduar se bashkëpunimi është kyç për ballafaqim me sfidat globale dhe se ardhmëria e rajonit është në zhvillimin e qëndrueshëm, prosperitetin dhe sigurinë ekonomike.
Mickoski sot ka realizuat takim edhe me kolegun e tij kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin, siç informuan nga Qeveria, e kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik.