Tërmet 3.1 ballë godet juglindjen e vendit, ndihet në Pehçevë dhe Berovë
Një tërmet me magnitudë lokale ML 3.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 00:22, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Sipas të dhënave të The post Tërmet 3.1 ballë godet juglindjen e vendit, ndihet në Pehçevë dhe Berovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një tërmet me magnitudë lokale ML 3.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 00:22, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
Sipas të dhënave të para, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën Delçevë–Berovë, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit.
Nga Observatori bëhet e ditur se lëkundjet janë ndier nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe zonave përreth, me intensitet prej III–IV gradë sipas shkallës evropiane makrosizmike.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Gazeta Flaka
The post Tërmet 3.1 ballë godet juglindjen e vendit, ndihet në Pehçevë dhe Berovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .