Pajaziti: Grubi konsiderohet si ‘Gebelsi’ i BDI-së dhe figura kyçe pranë Ahmetit
“Futja e Artan Grubit në Listën e Zezë Amerikane është një goditje e fuqishme për BDI dhe vetë Ali Ahmetin, pasi që ai konsiderohet si një nga figurat kyçe në politikbërjen e këtij subjekti politik, duke qenë edhe këshilltar dhe shef kabineti për një kohë të gjatë”, theksoi për A2CNN, gazetari Naser Pajaziti. Pajaziti nënvizon […]
“Futja e Artan Grubit në Listën e Zezë Amerikane është një goditje e fuqishme për BDI dhe vetë Ali Ahmetin, pasi që ai konsiderohet si një nga figurat kyçe në politikbërjen e këtij subjekti politik, duke qenë edhe këshilltar dhe shef kabineti për një kohë të gjatë”, theksoi për A2CNN, gazetari Naser Pajaziti.
Pajaziti nënvizon se, Grubi konsiderohet edhe si Gebelsi i BDi-së, për faktin se njihet si kreator i politikave dhe propagandës së BDI-së.
“Kjo nënkupton faktin se nga opozita dhe qarqe mediatike ai vazhdimisht akuzohet edhe si kordinues i politikave dhe propagandës së BDI-së përmes disa portaleve që i adresoheshin atij. Me këtë rast ai shpesh akuzohej dhe konsiderohej si Gebelsi i propagandës së kësaj partie” theksoi Pajaziti.(INA)