Termokosi fillon shpërndarjen e faturave sipas konsumit
Ngrohtorja “Termokos” përmes një potimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se të gjithë konsumatorët, veçanërisht ata që kanë përfituar pajisjet e matjes për faturim sipas konsumit, se do të fillojë shpërndarja e faturave të para për ngrohjen, të cilat do të përllogariten në bazë të shpenzimit të energjisë ngrohëse. Sipas tyre, prej këtij vikendi
Ngrohtorja “Termokos” përmes një potimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se të gjithë konsumatorët, veçanërisht ata që kanë përfituar pajisjet e matjes për faturim sipas konsumit, se do të fillojë shpërndarja e faturave të para për ngrohjen, të cilat do të përllogariten në bazë të shpenzimit të energjisë ngrohëse.
Sipas tyre, prej këtij vikendi, mbi 7.000 konsumatorë pritet të marrin faturat për ngrohjen, të cilat do të jenë të bazuara në shpenzimet e tyre gjatë këtij muaji.
Termokos tregon se faturat do të dërgohen për çdo subjekt banesor dhe afarist, duke marrë parasysh konsumimin e regjistruar nga pajisjet e matjes të instaluara.
Më tutje në njoftimin e Termokos thuhet se nëpërmjet inspektimeve dhe sistemeve të monitorimit, janë vërejtur disa ndërhyrje të paautorizuara në pajisjet e matjes, si ndërrimi i radiatorëve dhe tentativat për bllokimin e valvulave. Këto ndërhyrje kanë vështirësuar procesin e faturimit. Të gjitha këto çështje janë tashmë identifikuar dhe ekipet e Termokos do të vizitojnë këto objekte për të siguruar funksionimin e duhur të pajisjeve dhe për të parandaluar parregullsitë.
Pavarësisht sfidave që mund të shoqërojnë këtë periudhë të kalimit në faturimin sipas konsumit, Termokos siguron konsumatorët se ky proces do të jetë i pandalshëm dhe do të bëhet praktikë për të gjithë ata që furnizohen me ngrohje.
Çdo faturë do të shoqërohet me informacione dhe udhëzime për kursimin e energjisë dhe uljen e shpenzimeve.
Postimi i plotë: