Tetova u stolis me bredh nga aktivistët, komunën e konsiderojnë si Grinçi
Një grup vullnetarësh dhe të rinjsh kanë vendosur një vizatim bredhi në sheshin e Tetovës, ky aksion i tyre vjen nga revolta pasi qyteti nuk është zbukuruar për festat e fundvitit, raporton Portalb.mk. Aktivistët thonë se vendosën të reagojnë në këtë mënyrë për të shprehur pakënaqësitë e tyre pasi qyteti nuk zbukurohet për festat e […]
Një grup vullnetarësh dhe të rinjsh kanë vendosur një vizatim bredhi në sheshin e Tetovës, ky aksion i tyre vjen nga revolta pasi qyteti nuk është zbukuruar për festat e fundvitit, raporton Portalb.mk.
Aktivistët thonë se vendosën të reagojnë në këtë mënyrë për të shprehur pakënaqësitë e tyre pasi qyteti nuk zbukurohet për festat e fundvitit.
Nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA për Portalb.mk theksuan se indiferenca e autoriteteve të qytetit në Tetovë bën që qytetarët t’i çojnë fëmijët në qytete të tjera për të ndjerë atmosferën festive.
“Ky vizatim i vendosur në shesh tregon pakënaqësinë e një grupi të caktuar vullnetarësh të rinj, të cilët i perceptojnë autoritetet lokale si Grinçin që po shkatërron atmosferën festive në Tetovë”, thanë nga LOJA.
Grinçi nënkupton dikë që jep efekt dëshpërues te të tjerët.
Kujtojmë që Tetova për të katërtin vit radhazi nuk zbukurohet për festat e fundvitit. Kryetari i Komunës së Tetovës i pyetur nga Portalb.mk se pse nuk do të zbukurohet as këtë vit qyteti tha se nuk ka para.
- LEXO: Edhe një fundvit i zymtë në Tetovë, qyteti për të katërtin vit nuk do të zbukurohet
- LEXO: Tetova as këtë vit nuk do të zbukurohet për Vitin e Ri, Policia apelon për kujdes nga fishekzjarret
- LEXO: Gostivari dhe Tetova nuk do të zbukurohen për festat e fundvitit
- LEXO: Tetova nuk do të stoliset për Vitin e Ri, arsyeja është borxhi i Komunës