Mickoski kritikon tregtarët për rritjen e çmimeve të produkteve të caktuara

Të tilla truqe nuk do të kalojnë më – tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar rritjen e çmimeve të disa produkteve nga tregtarët në 30 ditët e fundit. Ai tha se nga sot institucionet do të kenë reagim dhe nëse tregtarët vazhdojnë me praktika të tilla, ky reagim do të jetë, siç theksoi ai, edhe […]

dhjetor 25, 2024 - 14:00
 0  3
Mickoski kritikon tregtarët për rritjen e çmimeve të produkteve të caktuara
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Të tilla truqe nuk do të kalojnë më – tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar rritjen e çmimeve të disa produkteve nga tregtarët në 30 ditët e fundit. Ai tha se nga sot institucionet do të kenë reagim dhe nëse tregtarët vazhdojnë me praktika të tilla, ky reagim do të jetë, siç theksoi ai, edhe më i fortë në periudhën në vijim, transmeton Portalb.mk.

“Kemi biseduar me të gjithë pronarët e supermarketeve të mëdhenj, kanë qenë në një ngjarje në Qeveri dhe e kemi lënë në vullnetin e mirë, ja, të mos jetë me një qasje që do të nënkuptonte kufizimin e çmimeve, që thanë se ishte e papëlqyeshme dhe ne donim t’i dëgjonim, tëbisedohet dhe të arrinte një zgjidhje e përbashkët që do të pranohej dhe kjo ndodhi. Fakti që disa prej tyre përdorin truqe është çështje tjetër dhe për këtë do të ketë procedura të duhura”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit.

Ai vlerësoi se një sjellje e tillë nga ana e tregtarëve, sidomos para festave, është joetike, jo njerëzore dhe se duhet ta rishqyrtojnë. Në këtë mënyrë, siç thotë ai, duke i ngritur çmimet e produkteve të caktuara deri në 25 përqind, nuk duhet të ketë fitime sepse qytetarët presin mirëkuptim, jo ​​rritje të papritur të çmimeve.

“Fakti që ata menduan se do të na mashtrojnë në këtë mënyrë dhe do të luajnë me durimin e qytetarëve, por edhe të Qeverisë, nuk mendoj se është mirë”, shtoi kryeministri.

Për këtë temë, përveç Mickoskit, sot foli edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili tha se Qeveria do të marrë masa më të rrepta si kufizimi i marzheve dhe çmimeve nëse tregtarët nuk tregojnë më shumë përgjegjësi dhe nuk i ulin çmimet e produkteve bazë jashtë shportës së Vitit të Ri.

“Ekipet e ISHT-së janë në terren dhe po analizojnë se si çmimet kanë lëvizur në tre muajt e fundit. Për dy-tre ditë do të përfundojnë analizat, pas së cilës do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze”, tha Durmishi në konferencën e sotme për media.

Ndryshe, dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski lidhur me sjelljen e tregtarëve në lidhje me çmimet e shportës së vitit të ri ka thënë se do të kërkojë nga Qeveria, përkatësisht nga Inspektorati i Tregut, një aksion të fuqishëm dhe të ashpër, sepse ka informacione se disa nga marketet po spekulojnë dhe shërbehen me truke. LSDM-ja reagoi duke thënë se Mickoski vetë u dha dritën jeshile tregtarëve t’i risin çmimet.

Qeveria më 5 dhjetor shpalli “Shportën e Vitit të Ri”. Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë përqind.

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë me të ashtuquajturat shporta konsumatore edhe gjatë festave të tjera, si Ramazani dhe Pashkët.