Tetovë, po përgatitet plan për të rregulluar kaosin në trafik
Me porosi të komunës së Tetovës po përgatitet plan urbanistik, por edhe studim mobiliteti për qytetin e Tetovës nga ana e Institutit INSI nga Kosova. Studimi ka për synim zvogëlimin e mbingarkesës në rrugët e qytetit të Tetovës, transmeton Portalb.mk. “Është ky studimi bazë sa i përket planit gjeneral urbanistik që është në përpilim e […]


Me porosi të komunës së Tetovës po përgatitet plan urbanistik, por edhe studim mobiliteti për qytetin e Tetovës nga ana e Institutit INSI nga Kosova. Studimi ka për synim zvogëlimin e mbingarkesës në rrugët e qytetit të Tetovës, transmeton Portalb.mk.
“Është ky studimi bazë sa i përket planit gjeneral urbanistik që është në përpilim e sipër dhe sot patëm debatin e parë ku përfaqësuesit e institutit, treguan matjet për pikat kritike të qytetit. Nga ky studim të dalim me një zgjidhje e cila do jetë më mirë e realizueshme dhe e qëndrueshme”, tha i parti i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Për Ismet Baqarin, nga Instituti INSI Prishtinë, analiza e gjendjes është tregues që ka mbingarkesë qoftë në trafik, qoftë në parkingje apo parkingje zonale.
“Ne jemi duke bërë hulumtimet e para nëse mund të bëhet një rikategorizim se cilat rrugë bulevarde mund të karakterizohen në rrugë urbane, cilat mund të karakterizohen me parkingje zonale ose heqje parkingjesh nga bulevardet apo cilat janë prioritete te parkingjet”, tha Baqari.
Plani i mobilitetit të qëndrueshëm urban pritet të jetë gati brenda gjashtë muajsh bashkë me propozimet konkrete, ndërsa një periudhë më e gjatë, do të nevojitet për planin gjeneral urbanistik.
Kujtojmë se, studimin e mobilitetit kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami e ka paralajmëruar dhe përmendur disa herë përmes të cilit pritet të zgjidhet çështja e kaosit në trafik, si parkingjet, regjimi i rrugëve, transporti publik, uzurpimi i trotuareve dhe të tjera.
Në ndërkohë, plani i ri gjeneral urbanistik për Tetovën pritet të sillet në vitin 2026.
Pavarësisht se autoritetet me vite kanë premtuar zgjidhje për këto probleme, pamjet nga terreni flasin ndryshe. Situata rrëndohet ende më shumë gjatë verës dhe dimrit, kur kthehen mërgimtarët.
- LEXO: Bizneset private në Tetovë uzurpojnë vendparkimet publike duke vendosur shtylla, karrige dhe kartonë
- LEXO: Kaosi në trafikun e Tetovës: Aksionet institucionale e zbusin por nuk e zgjidhin problemin
- LEXO: Kaosi fillon prej para komunës, nuk ka zgjidhje për tollovitë në trafikun e Tetovës
- LEXO: Tetova do të jetë qyteti i parë pas kryeqytetit ku do të zbatohet “Qyteti i sigurt”
- LEXO: Tetova sytë nga Policia Komunale për zgjidhjen e shumë tollovive
- LEXO: Dimër i nxehtë në trafikun e Tetovës, nuk ka zgjidhje për kaosin në komunikacion