Azizi i BESËS: VLEN po shndërrohet në makth për klanin e BDI-së!
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA dhe deputet i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, në një intervistë për televizionin Alsat, bëri të ditur se tashmë ka nisur zyrtarisht procesi për transformimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik. “Jemi në fazën e konsolidimit të brendshëm. Po ndërtojmë një strukturë të vetme politike, me një qëllim […]

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA dhe deputet i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, në një intervistë për televizionin Alsat, bëri të ditur se tashmë ka nisur zyrtarisht procesi për transformimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.
“Jemi në fazën e konsolidimit të brendshëm. Po ndërtojmë një strukturë të vetme politike, me një qëllim të qartë, t’i japim fund sundimit 20-vjeçar të BDI-së. Qytetarët janë lodhur nga pazaret dhe eksperimentet politike që i shërbyen vetëm një klike të ngushtë, duke përçmuar mundin dhe djersën e shqiptarëve”, deklaroi Azizi.
Ai theksoi se koalicioni VLEN është më i bashkuar se kurrë.
“Do të kemi një shtab të përbashkët qendror, shtabe të përbashkëta nëpër komuna, si dhe një kryesi të përbashkët”, tha deputeti Azizi duke shtuar se jemi unik në qëllimet dhe rrugëtimin tonë.