Në Maqedoninë e Veriut çdo i dyti banorë posedon automjet
Nga numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2023 nëpër qytete të ndryshme, Shkupi paraqitet qyteti me pjesën dërmuese të automjeteve dhe numëron 245.504. Pasohet nga Tetova 52.883 automjete, Kumanova The post Në Maqedoninë e Veriut çdo i dyti banorë posedon automjet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2023 nëpër qytete të ndryshme, Shkupi paraqitet qyteti me pjesën dërmuese të automjeteve dhe numëron 245.504. Pasohet nga Tetova 52.883 automjete, Kumanova me 37.639, Manastiri 34.714, Prilepi 28.157, Strumica 24.770 dhe Gostivari 24.533, njofton Flaka
Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale).
Sipas të dhënave të Drejtorisë doganore, gjatë vitit 2024 deri më 31 dhjetor janë importuar 54.651 vetura, prej të cilave 13.168 të reja dhe 41.483 të përdorura, njofton Flaka.
Në vitin 2022 janë importuar 8.790 vetura të reja dhe 23.381 vetura të përdorura, që është përqindje e madhe e rritjes së importit.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2022 ishte 569.871, prej të cilave mbi 483.000 ishin vetura me targa të Maqedonisë së Veriut. Flaka Media
The post Në Maqedoninë e Veriut çdo i dyti banorë posedon automjet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .