Tha se ka prova për pjesëmarrjen e Vuçiqit në ‘Sarajevo Safari’, arrestohet avokati serb
Avokati nga Beogradi dhe aktivisti në rrjetet sociale, Çedomir Stojkoviq, është arrestuar të hënën në Beograd dhe më pas është liruar për t’u mbrojtur nga liria. Pas lirimit, Stojkoviq shkroi në Facebook për të sqaruar rrethanat e arrestimit, duke thënë se i ishte ndaluar postimi në rrjetin social X dhe në platformën YouTube, si dhe […] The post Tha se ka prova për pjesëmarrjen e Vuçiqit në ‘Sarajevo Safari’, arrestohet avokati serb appeared first on InfoShqip.com.
Avokati nga Beogradi dhe aktivisti në rrjetet sociale, Çedomir Stojkoviq, është arrestuar të hënën në Beograd dhe më pas është liruar për t’u mbrojtur nga liria.
Pas lirimit, Stojkoviq shkroi në Facebook për të sqaruar rrethanat e arrestimit, duke thënë se i ishte ndaluar postimi në rrjetin social X dhe në platformën YouTube, si dhe se i ishte konfiskuar telefoni celular, raportojnë mediat rajonale.
Sipas tij, arrestimi u justifikua zyrtarisht me postime të mëhershme në rrjetin X, ku ai kishte komentuar mbi protestat EuroMaidan në Ukrainë dhe kishte përmendur presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, Stojkoviq pretendon se arsyeja e vërtetë e arrestimit lidhet me kallëzimin penal që ai ka paraqitur kundër Vuçiqit, për shkak të pretendimeve mbi lidhjen e tij me të ashtuquajturin “Sarajevo Sniper Safari”.
Ai tha se postimet e tij mbi këtë temë kishin tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe se arrestimi përbën censurë politike.
Termi “Sarajevo Safari” i referohet pretendimeve se gjatë rrethimit të Sarajevës (1992–1996), civilë u qëlluan nga snajperë, përfshirë edhe të huaj, një çështje që u rikthye në vëmendje pas dokumentarit Sarajevo Safari (2022).
Në nëntor 2025, Prokuroria e Milanos hapi një hetim për të shqyrtuar dyshimet se shtetas italianë mund të kenë qenë të përfshirë në këto ngjarje gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. /INA/
The post Tha se ka prova për pjesëmarrjen e Vuçiqit në ‘Sarajevo Safari’, arrestohet avokati serb appeared first on InfoShqip.com.