Toshkovski: Kemi ngritur kallëzime penale kundër 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Ndaj 34 personave fizik dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për shkaktim të rrezikut publik, ndërsa një person dyshohet për pranim të ryshfetit, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në konferencën e sotme për media në MPB, Toshkovski tha se kjo tragjedi kërkon mobilizim të plotë të institucioneve, transmeton Portalb.mk. “Kjo […]

Mars 21, 2025 - 17:00
 0  4
Toshkovski: Kemi ngritur kallëzime penale kundër 34 personave fizikë dhe tre juridikë
Ministri Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski/ Foto: Printscreen nga video e MIA-s

Ndaj 34 personave fizik dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për shkaktim të rrezikut publik, ndërsa një person dyshohet për pranim të ryshfetit, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në konferencën e sotme për media në MPB, Toshkovski tha se kjo tragjedi kërkon mobilizim të plotë të institucioneve, transmeton Portalb.mk.

“Kjo tragjedi kërkon mobilizimin e plotë të të gjitha institucioneve. Ministria e Brendshme ka aktivizuar kapacitetet e saj, nga sigurimi i vendit, evakuimi i të lënduarve deri te mbështetja logjistike për transportin dhe trajtimin e tyre. Mbi 250 u transportuan shpejt dhe sigurt në spitale dhe mbi njëqind jashtë vendit. Menjëherë u përpiluan dokumentet e emergjencës së udhëtimit për të lënduarit dhe të dashurit e tyre”, tha ai.

Ai shprehu mirënjohjen për të gjitha institucionet dhe të gjithë ata që morën pjesë në këto përpjekje dhe tha: “Maqedonia duhet ta fitojë betejën me korrupsionin sistemik që mori 59 jetë të rinjsh”.

“Kur e gjithë kjo ndodhi, me dhimbje në zemër, ne premtuam se nuk do të kishte kompromise me drejtësinë dhe se do të kishte një hetim të shpejtë dhe të drejtë. Edhe unë jam i vetëdijshëm për dyshimin që ekziston tek ju, e di që përvojat e mëparshme kanë qenë të dhimbshme dhe shqetësuese dhe e arsyetoj dyshimin tuaj, por theksoj se ai shqetësim është i panevojshëm dhe me veprimet tona dëshmojmë se ka dallim dhe se jemi të vendosur ta tregojmë atë dallim me përgjegjësi dhe përkushtim dhe jemi të vetëdijshëm se nuk duhet t’ju zhgënjejmë”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se në këto momente më e rëndësishmja është të tregoni përgjegjësi përmes veprimit.

“Përgjegjësinë time morale e ndjej thellë dhe sinqerisht, por besoj se në këto momente është më e rëndësishme të tregosh përgjegjësi duke vepruar. Prandaj, mbetem këtu me të njëjtën vendosmëri dhe përkushtim, për ta luftuar këtë betejë, por deri në fund. Dhe e ardhmja kur të vijë dita që karriera ime politike të përfundojë ashtu siç ka filluar, me dashuri dhe besnikëri ndaj shtetit, ndaj qytetarëve dhe ndaj këtyre jetëve të reja të pafajshme, me shembull, virtyt dhe ndershmëri dhe besoj se kjo do të njihet me veprat që do të lëmë pas”, theksoi Toshkovski.

Më herët, prokurori publik shtetëror Ljupço Kotsevski tha se me përfundimin e hetimeve do të sqarohen të gjitha rrethanat dhe faktet për shkakun e zjarrit, kush e shkaktoi atë, mënyra e shkaktimit të tij dhe me çfarë mjetesh piroteknike.

Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.