Kush ta përgatit iftarin? Puna e papaguar është punë 

Në shenjë proteste për 8 Marsin, përmes një aksioni qytetar Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” ka ngjitur pëlhurën me mbishkrimin “Kush ta përgatit iftarin? Puna e papaguar është punë”, transmeton Portalb.mk. Nga Mollëkuqja thonë se 8 Marsi i gjen gratë në mbarë botën me më shumë se 12 orë punë të papaguara, të pambrojtura […]

Mars 7, 2025 - 23:00
 0  7
Kush ta përgatit iftarin? Puna e papaguar është punë 
Foto: Mollëkuqja

Në shenjë proteste për 8 Marsin, përmes një aksioni qytetar Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” ka ngjitur pëlhurën me mbishkrimin “Kush ta përgatit iftarin? Puna e papaguar është punë”, transmeton Portalb.mk.

Nga Mollëkuqja thonë se 8 Marsi i gjen gratë në mbarë botën me më shumë se 12 orë punë të papaguara, të pambrojtura dhe të panjohur nga shoqëria apo institucionet.

“Sipas UN Women, gratë kryejnë 78% të punës së papaguar, duke përfshirë këtu kujdesin për fëmijët, për të moshuar dhe punët e shtëpisë Andaj, Mollëkuqja nuk do të festojë as këtë 8 mars”, thonë nga kjo organizatë. 

Ata thonë se përmes këtij aksioni, rikujtojnë që gratë përpos që kryejnë të gjitha punët e papaguara në 12 muaj të vitit, por gjatë festave ngarkohen edhe me më shumë përgjegjësi.

“Pabarazia e vazhdueshme e minon mirëqenien dhe pavarësinë ekonomike të grave. Mollëkuqja përmes këtij aktiviteti synon të krijojë dialog të hapur mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe njohjen e vlerës së punës së papaguar, duke inkurajuar masën të reflektojë dhe të promovojë ndryshim shoqëror”, thonë nga Mollëkuqja.

Ata shtuan se do të përkrahin protestën e nesërme që do të mbahet në Shkup. Marshi do të fillojë nga ora 13:00 para Sallës Universale dhe do të mbyllet në parkun “Gruaja Luftëtare”.