Toshkovski: Shkon në 59 numri i të vdekurve nga tragjedia në Koçan, 155 të lënduar

Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shkruan TV21. “Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri […]

Mars 16, 2025 - 13:00
 0  5
Toshkovski: Shkon në 59 numri i të vdekurve nga tragjedia në Koçan, 155 të lënduar

Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shkruan TV21.

“Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”, tha Toshkovski.