Totaj: Kobaj merr pamje të re, përfshihen fushë sportive, rrethojë shkollore dhe projekte infrastrukturore
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se fshati Kobaj ka përfituar nga një seri investimesh infrastrukturore dhe sportive, duke i dhënë kështu paralagjes një pamje të re. Sipas Totajt, janë përuruar fushat sportive dhe rrethoja e shkollës, ndërsa kanë nisur punimet për ndërtimin e 14 akseve rrugore dhe ndriçimin publik.


Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se fshati Kobaj ka përfituar nga një seri investimesh infrastrukturore dhe sportive, duke i dhënë kështu paralagjes një pamje të re.
Sipas Totajt, janë përuruar fushat sportive dhe rrethoja e shkollës, ndërsa kanë nisur punimet për ndërtimin e 14 akseve rrugore dhe ndriçimin publik.
“Tjerët kanë vetëm llafe për fshatin Kobaj, kurse ne punët e mira për këtë paralagje të Prizrenit. Nga sot ky fshat ka marrë pamje të re, e të cilën po e shtrijmë në secilën lagje dhe fshat të komunës sonë!”, ka deklaruar Totaj.
