Tragjedia e Koçanit në debatet politike!
Përpos në organet e hetuesisë, hetimet për tragjedinë në Koçan vazhdojnë të jenë temë diskutimi edhe në Kuvend. Opozita vazhdon të konsiderojë se po mbrohen funksionarë aktualë të pushtetit ndërsa The post Tragjedia e Koçanit në debatet politike! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Përpos në organet e hetuesisë, hetimet për tragjedinë në Koçan vazhdojnë të jenë temë diskutimi edhe në Kuvend. Opozita vazhdon të konsiderojë se po mbrohen funksionarë aktualë të pushtetit ndërsa po arrestohen vetëm funksionarë nga qeveritë e kaluara, e të cilët siç tha deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçulevski, mund të jenë të përfshirë vetëm në mënyrë indirekte.
“Konkluzioni i dytë është udhëheqja e hetimit selektiv e cila në thelb duhet të mbrojë bartësit e tanishëm në pozita të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, inspektoratin shtetëror të tregut dhe institucione të tjera nga përgjegjësia e tyre. Udhëheqja e përgjithshme e hetimit vetëm e konfirmon tezën për hetim të kontaminuar dhe përpjekje për ndarje të së njëjtës, me qëllim që të fshehet përgjegjësia e drejt për drejtë e atyre që është dashur të parandalojnë. Zgjerimi i hetimit me dekada më herët është përpjeke që të kënaqet opinioni në llogari të zbulimit të fajtorëve të vërtetë për zjarrin në diskotekë”, deklaroi Mitko Trajçulevski – LSDM.
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dha koment nëse ka apo nuk ka hetim selektiv ndërsa për këtë i orientoi te kryeprokurori Kocevski. Thotë se është i gatshëm të hyjë në burg, nëse prokurori konsideron se është fajtor. Kjo vlen edhe për funksionarët e tjerë.
“Nëse kryeprokurori vendosë se duhet të shkoj në burg, do të shkoj, askujt asgjë, kjo është ajo. Nuk duhet të keni frikë, pse frikësoheni? Por nuk jam unë ai që e udhëheqë hetimin. Unë si kryeministër që do të thotë prokurori publik se duhet të arrestohen, bashkë me ministrin e punëve të brendshme, do t’i nxjerrë për veshi dhe do t’i arrestoj! Por jo vetëm për këtë rast, por edhe për ato që janë harruar, për spitalin modular, për Llaskarcën, për Besa Trans, për të gjitha!”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Mickoski rikujtoi se edhe funksionarë aktual të Qeverisë por edhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së, janë pjesë e hetimeve dhe e të dyshuarve. Bëhet fjalë për ministrin pa portofol, Shaban Saliu, i cili për momentin gjendet në paraburgim, drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami, por edhe kryetari i deritanishëm i Koçanit, i cili së fundmi u lëshua në arrest shtëpiak. Nga hetimet e deritanishme, të akuzuar janë gjithsej 68 persona.
Kryeministri Mickoski i shpjegoi deputetit se hetimin e udhëheq prokuroria dhe prokuroria përcakton se kush duhet të arrestohet, jo qeveria.
“Le të ju tregojnë bashkëpartiakët tuaj për spitalin modular, për Llaskarcin dhe për Besa Transin, sa persona u përfshinë në hetime dhe sa kallëzime penale u dorëzuan në atë kohë. Nëse nuk jua tregojnë, së shpejti do të ketë debat në Kuvend dhe do të dëgjoni nga kolegët e tjerë deputetë se pse, kush dhe si. Hetimin për Koçanin e udhëheq prokurori publik, jo unë, jo qeveria. Nëse prokurori vendos që duhet të arrestohem unë, le të më arrestojnë. Për shtatë vjet na keni burgosur, na keni arrestuar dhe deri më sot VMRO-DPMNE është nën ndjekje nga prokurorët e përzgjedhur në kohën kur LSDM i zgjidhte ata. E kemi përballuar edhe burgu është për burrat, ndërsa në rastin tonë edhe për gra. Deri tani, në hetim janë përfshirë 68 persona nga prokurori publik, prokuroria dhe të gjithë që janë të ngarkuar me këtë. Për dallim nga spitali modular, Llaskarca, Besa Transi ku vdiqën 75 qytetarë tanë, atëherë pati zero të përfshirë. Këtu kemi 68 persona, a do të jenë 168, do ta thotë prokuroria, jo unë, jo ministri i Brendshëm – por prokuroria bashkë me gjykatën vendos“, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se nuk duhet të ketë dyshim nëse prokurori thotë që duhet të arrestohen funksionarë të lartë të kësaj qeverie, kjo do të ndodhë.
“Një anëtar i qeverisë është në paraburgim. Në kohën tuaj kjo ishte mision i pamundur. Janë ftuar në biseda informative funksionarë të lartë nga prokuroria, jo nga unë, jo nga ministri i Brendshëm. Të njëjtët prokurorë dhe gjyqtarë që i zgjodhët ju, Këshilli juaj për Prokurorë Publikë dhe Këshilli Gjyqësor që i zgjodhët ju, jo VMRO-DPMNE dhe gjërat duhet t’i themi siç janë, opinioni maqedonas duhet ta dijë të vërtetën. Një kryetar komune aktual është në paraburgim – në kohën e LSDM-së kjo ishte mision i pamundur”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se nuk do të harrohen rastet si spitali modular, Besa Trans dhe Llaskarci dhe se nuk do të ndihmojë as ndryshimi kontrabandues i Kodit Penal me flamur evropian. Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Midis tyre është edhe zyrtari i BDI-së, Kreshnik Bekteshi.
The post Tragjedia e Koçanit në debatet politike! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .