Rexhepi: Do të mbahen mend si relikt vazaliteti, VLEN: Ne mbrojmë dinjitetin e shqiptarëve!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka komentuar veprimet politike të VLEN-it këto ditë duke shkruat se ky organizim politik do të mbahet mend si The post Rexhepi: Do të mbahen mend si relikt vazaliteti, VLEN: Ne mbrojmë dinjitetin e shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 25, 2025 - 01:00
 0  4
Rexhepi: Do të mbahen mend si relikt vazaliteti, VLEN: Ne mbrojmë dinjitetin e shqiptarëve!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka komentuar veprimet politike të VLEN-it këto ditë duke shkruat se ky organizim politik do të mbahet mend si “relikt vazaliteti dhe për nënshtrimin e shqiptarëve”.

“Vleni do të mbetet në histori si një relikt vazaliteti dhe si një instrument për nënshtrimin e shqiptarëve.”

Çdo ditë e më shumë që BDI po kalon në opozitë po i shtohet paniku nga humbja e thellë që po e pret në zgjedhjet lokale. Ata në mungesë të fakteve kanë humbur edhe kontaktin me realitetin në vend. BDI nuk ka asnjë agjendë politike, më keq se kaq, pasurimin në kurriz të popullit e kanë pasur metodë pune. Organizimin më i madh politik shqiptar – VLEN që shumë shpejt do të jetë uragan si një subjekt i vetëm politik që mbron dinjitetin e shqiptarëve. BDI-së i mungon edhe konsistenca në aktivitetin politik dhe ndërron konceptet politike varësisht motit. Shqiptarët e kanë dhënë fjalën e tyre dhe besimin në ditën e zgjedhjeve. 107 mijë vota do të shumëfishohen në zgjedhjet që po vijnë, thanë sot nga koalicioni VLEN.

The post Rexhepi: Do të mbahen mend si relikt vazaliteti, VLEN: Ne mbrojmë dinjitetin e shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .