Trajneri i Interit lavdëron paraqitjen e Aro Muric: Bëri paraqitje të jashtëzakonshme

Trajneri i Interit Cristian Chivu ka komentuar mbi fitoren e Interit ndaj Sassuolos, ku ndër të tjera dha lëvdata për portierin Aro Muric. Në javën e katërt të Serie A, “Neurazzurët” arritën një fitore të rëndësishme në shtëpi me rezultatin 2–1. Muric ishte mahnitës pavarësisht humbjes ku bëri pesë pritje brenda zonës ndërsa nga “SofaScore” […]

shtator 22, 2025 - 12:30
 0
Trajneri i Interit lavdëron paraqitjen e Aro Muric: Bëri paraqitje të jashtëzakonshme

Trajneri i Interit Cristian Chivu ka komentuar mbi fitoren e Interit ndaj Sassuolos, ku ndër të tjera dha lëvdata për portierin Aro Muric.

Në javën e katërt të Serie A, “Neurazzurët” arritën një fitore të rëndësishme në shtëpi me rezultatin 2–1.

Muric ishte mahnitës pavarësisht humbjes ku bëri pesë pritje brenda zonës ndërsa nga “SofaScore” u vlerësua me një notë 7.6.

“Gjëria më pozitive është fitorja, na duhej shumë dhe zhvilluam një ndeshje të mirë. Mund ta kishim mbyllur më herët, por përballë kishim një portier [Aro Muric] që bëri një paraqitje të jashtëzakonshme”.

“Kur kundërshtari shënon në minutat e fundit, është e pashmangshme që krijohet tension, por ne u përpoqëm të luanim futbollin tonë dhe të krijonim raste. Rezistuam deri në fund, dhe kjo është diçka pozitive. Sot, më e rëndësishmja ishte fitorja”.

“Mendoj se skuadra mund të luajë edhe më mirë: të qarkullojë topin më shpejt, të sulmojë më me efikasitet, edhe pse nuk është e lehtë kur kundërshtari mbyllet në mbrojtje. Gjithsesi, treguam karakter, vendosmëri, qëndrim të duhur dhe lojë cilësore. Patëm raste për ta mbyllur ndeshjen më herët, por portieri bëri shumë pritje të mira”, u shpreh trajneri i Interit për “DAZN Italia”.

Ndërkohë, Muric paraqitje fantastike zhvilloi edhe për Kosovën kundër Suedisë, ndërsa pritet të jetë “gardiani” i “Dardanëve” edhe në muajin tetor.