Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon eksperti i psikiatrisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ka nisur të jap dëshminë e tij eksperti i psikiatrisë. Në seancë po merr pjesë edhe i akuzuari Naim Murseli, i cili akuzohet për organizim të vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.Murseli në aktakuzë ngarkohet edhe me atë se ia kishte

shtator 22, 2025 - 12:00
 0
Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon eksperti i psikiatrisë
Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon eksperti i psikiatrisë

Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon eksperti i psikiatrisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ka nisur të jap dëshminë e tij eksperti i psikiatrisë.

Në seancë po merr pjesë edhe i akuzuari Naim Murseli, i cili akuzohet për organizim të vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.Murseli në aktakuzë ngarkohet edhe me atë se ia kishte dhënë 30 mijë euro Granit Plavës që ta bënte ekzekutimin e bashkëshortës së tij, në sytë e fëmijëve.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli./EO