Trajneri i Napolit e konfirmon mungesën e Amir Rrahmanit

Mediat italiane raportuan të shtunën gjatë ditës se Amir Rrahmani do të luajë titullar ndaj Milanit. Megjithatë, trajneri i Napolit, Antonio Conte, e ka mohuar këtë informacion. Conte konfirmoi se Rrahmani nuk do të mund të paraqitet ende për shkak të lëndimit të pësuar në humbjen e Kosovës nga Zvicra 4:0 më 5 shtator në […]

shtator 27, 2025 - 17:00
 0
Trajneri i Napolit e konfirmon mungesën e Amir Rrahmanit

Mediat italiane raportuan të shtunën gjatë ditës se Amir Rrahmani do të luajë titullar ndaj Milanit.

Megjithatë, trajneri i Napolit, Antonio Conte, e ka mohuar këtë informacion.

Conte konfirmoi se Rrahmani nuk do të mund të paraqitet ende për shkak të lëndimit të pësuar në humbjen e Kosovës nga Zvicra 4:0 më 5 shtator në Basel. Ai ballafaqim i takonte kualifikimeve për Botërorin 2026, ndërsa Rrahmani u zëvendësua në minutën e 64-t pas problemeve muskulore.

Rrahmani nuk luajti fare në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë, ndërsa i mungoi Napolit edhe në duelet me Fiorentinan dhe Manchester Cityn. Ndaj Pisas në xhiron e kaluar ishte në bankën rezervë.

“Nuk ka qenë javë me fat. Rrahmani dhe Buongiorno nuk do të jenë aty, kemi pasur edhe disa probleme tjera. Por ju e dini se problemet vijnë e shkojnë brenda një viti. Ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë zgjidhje për zëvendësimet dhe ta bëjmë më të mirën”, ka deklaruar Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes derbi me Milanin.

Ndeshja Milan – Napoli do të luhet të dielën nga ora 20:45.