Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore. Sipas policisë në rrugën e fshatrave Kashtanjevë – Burrnik, kanë ndaluar traktor me rimorkio të drejtuar nga personi F.V, i cili po transportonte drunj pa dokumentacionin. “Në koordinim me autoritetet

shtator 17, 2025 - 10:00
 0
Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë
Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë

Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore.

Sipas policisë në rrugën e fshatrave Kashtanjevë – Burrnik, kanë ndaluar traktor me rimorkio të drejtuar nga personi F.V, i cili po transportonte drunj pa dokumentacionin.

“Në koordinim me autoritetet e Agjencionit të Pyjeve, traktori me rimorkio dhe drurët e prerë janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente”, thuhet në një njoftim të policisë.