Tre ish-komandantët e UÇK-së në përkrahje të Ruzhdi Shehut për kryetar komune të Junikut

Tre ish komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shpallur publikisht përkrahjen për kandidaturën e Ruzhdi Shehut për kryetar të Komunës së Junikut. Në mesin e tyre edhe Gani Geci. Ai u shpreh se Ruzhdi Shehu është dëshmia se politika mund të bëhet me ndershmëri dhe punë. “Ruzhdi Shehu është dëshmia se politika mund të […]

shtator 20, 2025 - 12:00
 0
Tre ish-komandantët e UÇK-së në përkrahje të Ruzhdi Shehut për kryetar komune të Junikut

Tre ish komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shpallur publikisht përkrahjen për kandidaturën e Ruzhdi Shehut për kryetar të Komunës së Junikut.

Në mesin e tyre edhe Gani Geci.

Ai u shpreh se Ruzhdi Shehu është dëshmia se politika mund të bëhet me ndershmëri dhe punë.

“Ruzhdi Shehu është dëshmia se politika mund të bëhet me ndershmëri dhe punë. Juniku ka nevojë për vazhdimësi e jo eksperimente”, ka shkruar Gani Geci, raporton ORAinfo.

Postimi i plotë:

Ruzhdi Shehu, urime të qoftë mandati i dytë si kryetar i Komunës së Junikut, këtë herë me fitore pa balotazh.

Tubimi i LDK-së në Junik ishte me të vërtet madhështor. Me qindra të pranishëm, përplot entuziasëm, dhe të përkushtuar për fitoren e LDK-së, pikërisht si në kohën e Presidentit Rugova.

Juniku paska vendos, Ruzhdi Shehu +4.

Qeverisja e LDK në Junik në krye me Ruzhdi Shehun në mandatin e parë, është shembulli se si duhet të qeveriset një komunë me ndershmëri dhe me duar të pastërta. Asnjë skandal, asnjë aferë por vetëm punë dhe projekte konkrete të cilat sot janë realitet në Junik.

#LDK113
#JunikuPërtej
#KryetarRuzhdiShehu+4