Ageler: Gjykatësit kushtetues të rezistojnë ndaj çdo ndikimi dhe presioni kur hyjnë në seancë
Gjykatësit duhet të rezistojnë ndaj çdo ndikimi dhe presioni në veprimet e tyre kur hyjnë në seancë, të lënë mënjanë çdo rol tjetër dhe, mbi të gjitha, të jenë gjykatës kushtetues, tha ambasadorja amerikane, Angela Ageler, gjatë vizitës në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Portalb.mk. Ageler shprehu mbështetje nga SHBA për rikthimin e besimit në shtetin e […]


Gjykatësit duhet të rezistojnë ndaj çdo ndikimi dhe presioni në veprimet e tyre kur hyjnë në seancë, të lënë mënjanë çdo rol tjetër dhe, mbi të gjitha, të jenë gjykatës kushtetues, tha ambasadorja amerikane, Angela Ageler, gjatë vizitës në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.
Ageler shprehu mbështetje nga SHBA për rikthimin e besimit në shtetin e së drejtës përmes procedurave transparente dhe vendimeve të marra ekskluzivisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Gjatë takimit me Ageler, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi angazhimin e gjykatës për më shumë transparencë, vendosmëri dhe pa kompromis në procedura, me qëllim rikthimit të fuqishëm të besimit në sundimin e ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese.
“Veçanërisht do të theksoj përparimin në fushën e transparencës dhe si shembull do të jap faktin se po përgatisim regjistrimin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme dhe për të cilin do të mundësojmë që qytetarët ta shohin dhe dëgjojnë drejtpërdrejt se vendimet në gjykatë merren në mënyrë objektive dhe pa asnjë ndikim”, theksoi presidenti i Gjykatës Kushtetuese gjatë takimit me ambasadoren amerikane.
Kostadinovski e informoi Ageler për të gjitha sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat është përballur Gjykata Kushtetuese në punën e saj gjatë periudhës së kaluar, por shtoi se gjykata do të mbetet e patundur, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për politizimin dhe etnizimin e punës dhe procedurave.