Trump i dërgon ultimatum aleatëve europianë:Duam mbështetje në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar Europës një ultimatum të ri për të siguruar mbështetje në Ngushticën e Hormuzit. Sipas revistës gjermane Spiegel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komunikuar kryeqyteteve europiane se Trump pret angazhime konkrete brenda pak ditëve, duke përfshirë vendosjen e anijeve luftarake ose kapaciteteve të tjera ushtarake nga […]

Prill 9, 2026 - 17:00
Trump i dërgon ultimatum aleatëve europianë:Duam mbështetje në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar Europës një ultimatum të ri për të siguruar mbështetje në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas revistës gjermane Spiegel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komunikuar kryeqyteteve europiane se Trump pret angazhime konkrete brenda pak ditëve, duke përfshirë vendosjen e anijeve luftarake ose kapaciteteve të tjera ushtarake nga Europa.

Sipas raportimeve, premtimet politike të mëparshme nuk janë më të mjaftueshme.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime mbi zhvillimet e fundit, ndërsa komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Valdis Dombrovskis, paralajmëroi se pezullimi i Paktit të Stabilitetit mund të çojë në “një recesion të rëndë ekonomik”.