Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për marrëveshje me SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po përgatitet të paraqesë një propozim në kuadër të negociatave me Uashingtonin. Në një intervistë telefonike për Reuters, Trump u shpreh se propozimi synon “përmbushjen e kërkesave amerikane”, duke lënë të hapur mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve. “Ata po paraqesin […]

Prill 25, 2026 - 10:00
Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për marrëveshje me SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po përgatitet të paraqesë një propozim në kuadër të negociatave me Uashingtonin.

Në një intervistë telefonike për Reuters, Trump u shpreh se propozimi synon “përmbushjen e kërkesave amerikane”, duke lënë të hapur mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Ata po paraqesin një propozim dhe do ta shohim. Irani dëshiron të flasë dhe të shohë nëse mund të arrijmë një marrëveshje,” tha ai.

I pyetur mbi kontaktet konkrete që po zhvillohen, Trump nuk dha detaje, por theksoi se SHBA është në komunikim me “njerëzit përgjegjës” në këtë proces.

Deklaratat vijnë në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky zhvillim do të çojë drejt një marrëveshjeje konkrete.