Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Donald Trump ka ndërhyrë personalisht për të ndaluar çdo përpjekje përjashtimi të Izraelit nga Botërori 2026. Sipas “The Times”, shumica e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë pro përjashtimit të […]

shtator 26, 2025 - 12:30
 0
Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Donald Trump ka ndërhyrë personalisht për të ndaluar çdo përpjekje përjashtimi të Izraelit nga Botërori 2026. Sipas “The Times”, shumica e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë pro përjashtimit të Izraelit nga garat evropiane, me një vendim që pritet javën e ardhshme.

Kjo pason thirrjet e OKB-së, ku një panel ekspertësh kërkoi që si FIFA, ashtu edhe UEFA ta pezullojnë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar, duke u mbështetur në një raport që akuzon vendin për gjenocid në Gaza, akuza që qeveria izraelite i mohon. Që nga tetori 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, mbi 65.000 persona, mes tyre mbi 17.000 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa rajoni ka përjetuar të tria përkufizimet e krizës së urisë, sipas OKB-së.

Izraeli aktualisht renditet i treti në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Trump, i përfshirë ngushtë në promovimin e turneut së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur të veprojë përmes Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Një zëdhënës i DASH deklaroi për ‘Sky News’: “Ne do të punojmë absolutisht për të ndaluar çdo përpjekje për ta përjashtuar kombëtaren e Izraelit nga Kupa e Botës”.