Trump konfirmon se ShBA ka sulmuar Venezuelën: Maduro është kapur
Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se presidenti Venezuelës Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me avion nga vendi së bashku me gruan e tij. Ai shtoi se SHBA ka kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Trump e njoftoi këtë në një deklaratë […]


Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se presidenti Venezuelës Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me avion nga vendi së bashku me gruan e tij.
Ai shtoi se SHBA ka kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Trump e njoftoi këtë në një deklaratë në rrjetin e tij social Truth Social.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi”.
“Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më poshtë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 të paradites, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump në Truth Social.