Për shkak të ngricave, këto janë rrugët me vështirësi të kalueshme

Drejtoi i QMK-së, Muhamed Ali ka bërë të ditur se disa rrugë janë me vështirësi të kalueshme për shkak të temperaturave të ulëta. Siç ka bërë të ditur Ali, rrugët Shkup – Tetovë, Tetovë – Gostivar, Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër, si dhe aksi rrugor Kozjak – Shku ka vështirësi. “Sipas informacioneve të pranuara […]

Jan 3, 2026 - 01:30
 0
Për shkak të ngricave, këto janë rrugët me vështirësi të kalueshme

Drejtoi i QMK-së, Muhamed Ali ka bërë të ditur se disa rrugë janë me vështirësi të kalueshme për shkak të temperaturave të ulëta. Siç ka bërë të ditur Ali, rrugët Shkup – Tetovë, Tetovë – Gostivar, Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër, si dhe aksi rrugor Kozjak – Shku ka vështirësi.

“Sipas informacioneve të pranuara nga qendrat rajonale, si vështirë të kalueshme janë evidentuar këto akse rrugore: Shkup – Tetovë, Tetovë – Gostivar, Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër, si dhe aksi rrugor Kozjak – Shkup, si edhe disa rrugë rajonale në pjesën perëndimore të vendit.

Në numrin unik për thirrje emergjente 112 janë raportuar disa raste të automjeteve të bllokuara, si dhe një rast i daljes nga rruga.

Qendra për Menaxhimin e Krizave u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse, ndërsa për raportimin e çdo problemi apo situate emergjente është në dispozicion numri unik për thirrje emergjente 112″, thuhet në njoftim.