Trump: Putini nuk do të luajë me mua
Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur nëse homologu i tij rus Vladimir Putin ka “dorë të fortë” për takimin e nesërm. Pas asaj pyetje, Trump iu përgjigj gazetarëve: “Epo, ai erdhi në vendin tonë”. Ai tha se mendon që Putini “do të donte të shihte një marrëveshje”. “Nëse nuk do të isha president, sipas mendimit


Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur nëse homologu i tij rus Vladimir Putin ka “dorë të fortë” për takimin e nesërm.
Pas asaj pyetje, Trump iu përgjigj gazetarëve: “Epo, ai erdhi në vendin tonë”.
Ai tha se mendon që Putini “do të donte të shihte një marrëveshje”.
“Nëse nuk do të isha president, sipas mendimit tim, ai do të preferonte shumë më tepër të merrte përsipër të gjithë Ukrainën, por unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua.”
Trump gjithashtu përmendi Alaskën si mikpritëse për takimin e dytë, të cilin ai thotë se do të donte të ndodhte “shumë shpejt”, shkruan Skynews
