Vdes Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë
Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale. Varrimi i tij do të bëhet nesër në


Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale. Varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike.
Shemë Mustafa shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës.
Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u patën arrestuar më 14 qershor 2023 nga forcat serbe në veri të vendit.
Policia e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.
Policia e Kosovës pati bër të ditur se “ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës”, në komunën e Leposaviqit.
