Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Altin Bojni është kandidati socialist, ndërsa opozita nuk e ka zyrtarizuar ende. Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të fushatës së zgjedhjeve të 11 […]

tetor 5, 2025 - 00:30
 0
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Altin Bojni është kandidati socialist, ndërsa opozita nuk e ka zyrtarizuar ende.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, edhe pse PS arriti 60% të votave kundrejt 36% të PD-së, ekziston potencial për një rezultat më të thellë.