TVSH 10% për karburantet – DAP paralajmëron kontrolle të rrepta

Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka bërë thirrje të gjithë shitësve me pakicë të karburanteve dhe vajrave që të harmonizojnë menjëherë sistemet e tyre fiskale me normën e re The post TVSH 10% për karburantet – DAP paralajmëron kontrolle të rrepta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 23, 2026 - 23:00
TVSH 10% për karburantet – DAP paralajmëron kontrolle të rrepta

Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka bërë thirrje të gjithë shitësve me pakicë të karburanteve dhe vajrave që të harmonizojnë menjëherë sistemet e tyre fiskale me normën e re prej 10% të TVSH-së.

Sipas njoftimit, subjektet janë të detyruara të përshtatin çmimoret, faturimin dhe sistemet fiskale për të siguruar llogaritje dhe raportim të saktë të tatimit.

Nga DAP paralajmërojnë kontrolle të shtuara në terren, duke theksuar se për çdo parregullsi do të ndërmerren masa ligjore.

Vendimi për uljen e TVSH-së nga 18% në 10% u mor nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e jashtëzakonshme të 22 marsit, me qëllim zbutjen e rritjes së çmimeve të karburanteve.

Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, masa hyn në fuqi në mesnatën mes 23 dhe 24 marsit dhe do të jetë në fuqi për dy javë.

The post TVSH 10% për karburantet – DAP paralajmëron kontrolle të rrepta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .