RMV, mos klikoni në linqet që lidhen me lojërat shpërblyese dhe investimet në valutat virtuale

Reparti për krim kompjuterik pranë SPB Ohër, prej më shumë profileve nga disa rrjete sociale, sot ka evidentuar disa publikime ku kërkohet që qytetari përmes një “kliki” të linkut të hap dhe lexon publikimet ose të marrë pjesë në “lojërat shpërblyese” ekskluzive ose të investojë në valutat virtuale, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. “Pas marrjes së […]

Jan 14, 2025 - 02:00
 0  5
RMV, mos klikoni në linqet që lidhen me lojërat shpërblyese dhe investimet në valutat virtuale
Foto ilustrim nga Portalb.mk

Reparti për krim kompjuterik pranë SPB Ohër, prej më shumë profileve nga disa rrjete sociale, sot ka evidentuar disa publikime ku kërkohet që qytetari përmes një “kliki” të linkut të hap dhe lexon publikimet ose të marrë pjesë në “lojërat shpërblyese” ekskluzive ose të investojë në valutat virtuale, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Pas marrjes së masave, u konstatua se bëhet fjalë për profile të krijuara rrejshëm dhe për shkak dyshimeve për kryerjen e veprave penale nga fusha e mashtrimeve në internet. Deri te qytetarët dhe subjektet publike apelojmë për kujdes të madh gjatë komunikimit në rrjetet sociale”, apeluan nga SPB Ohër.

Policia kërkoi nga qytetarët që mos të ndjekin këto linqe, mos t’i hapin dhe ndjekin, dhe mos të vendosin të dhënat e tyre personale ose zyrtare. Ata kërkuan nga qytetarët që të raportojnë informacionet që i posedojnë në lidhje me këtë fenomen.