U konstituua Komisioni për dekorime dhe mirënjohje në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova mori pjesë në seancën konstituive të Komisionit për dekorime dhe mirënjohje, komision i cili tani ka përbërje të re, transmeton Portalb.mk. “Komisioni për dekorime dhe mirënjohje sot e mbajti seancën konstituive, ku ka marrë pjesë edhe presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova. Në seancë, anëtarët e Komisionit kanë shprehur […]

Jan 17, 2025 - 02:00
 0  8
U konstituua Komisioni për dekorime dhe mirënjohje në Maqedoninë e Veriut
Komisioni për dekorime dhe mirënjohje dhe presidentja Gordsna Siljanovska - Davkova. Foto nga Presidenca e RMV-së.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova mori pjesë në seancën konstituive të Komisionit për dekorime dhe mirënjohje, komision i cili tani ka përbërje të re, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për dekorime dhe mirënjohje sot e mbajti seancën konstituive, ku ka marrë pjesë edhe presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova. Në seancë, anëtarët e Komisionit kanë shprehur falënderim për nderin dhe besimin që të marrin pjesë në vlerësimin dhe zgjedhjen e personaliteteve dhe institucioneve, që kanë lënë shenjë të thellë dhe gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Presidenca.

Presidentja ka zgjedhur Valentin Mirçeskin për kryetar të Komisionit për emërime, ndërsa anëtarë janë emëryar Gzime Starova, Samuel Sadikario, Andrijana Janevska, Ana Durlovski, Reshat Ameti, Gena Teodosievska, Dejan Georgievski, Zharko Basheski, Olivera Nakovska – Bikova dhe Vesna Petrushevska.

Presidentja u dëshiroi punë të frytshme dhe suksese në punë, duke vlerësuar se anëtarët e zgjedhur janë të suksesshëm në sfera të ndryshme.