Trend i rrezikshëm në Tik-Tok, djali 17-vjeçar humbi jetën nga goditja elektrike në vagon cisterne
Në hekurudhën në Kisella Vodë, një i mitur 17-vjeçar nga Vollkova, është goditur nga rryma derisa ishte duke u ngjitur në një vagon cisterne, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.55, kur cisterna ka marrë flakë, duke shkaktuar një incident të rëndë. I mituri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente me Ndihmën e […]
Në hekurudhën në Kisella Vodë, një i mitur 17-vjeçar nga Vollkova, është goditur nga rryma derisa ishte duke u ngjitur në një vagon cisterne, përcjell TV21.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.55, kur cisterna ka marrë flakë, duke shkaktuar një incident të rëndë. I mituri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente me Ndihmën e shpejtë.
Sipas informacioneve, ky rast tragjik lidhet me një trend të rrezikshëm në platformën TikTok, ku të rinjtë inkurajohen të kryejnë aktivitete të rrezikshme.
Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar disa raste alarmante nga TikToku. Në fillim të muajit dhjetor njëmbëdhjetë fëmijë janë lënduar dhe u dërguan në spital në Shkup pas sfidës së re në rrjetin social e njohur si “Spiderman”, dhe dy prej tyre përfunduan me krahë të thyer.
Ministri i Digjitalizimit, Stefan Andonovski deklaroi se Qeveria nuk planifikon ta kufizojë përdorimin e TikTokut, edhe përkundër lëndimeve që u shkaktuan te fëmijët në sfidën e ashtuquajtur “Supermen”.
Portalb.mk ka trajtuar tashmë përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e të rinjve në vend. Sipas ekspertëve, depresioni dhe ankthi të rinjve vjen nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale.
Rikujtojmë që pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një nismë e ngjashme vitin 2023 u propozua edhe në Maqedoninë e Veriut, por nuk u bë asgjë konkrete ndërsa e njëjta mbeti në harresë. Ekspertët alarmojnë për ndikimet negative të rrjeteve sociale, megjithatë thonë se mbyllja e tyre duket e pamundur, megjithatë ata propozojnë masa edukative dhe preventive.
- LEXO: RMV, edhe dy fëmijë të tjerë të lënduar nga sfida “Superman” e TikTok, një 15-vjeçare ka pësuar frakturë
- LEXO: “TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë
- LEXO: Disa hapa praktikë për luftimin e trendëve të rrezikshëm nga TikTok-u
- LEXO: Qeveria e RMV-së nuk planifikon ta kufizojë përdorimin e TikTok-ut, edhe përkundër lëndimeve që shkaktoi te nxënësit sfida “Superman”