U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit – bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

Jeta personale e Gjestit, një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania, ka ngjallur gjithnjë interes të madh. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, refuzimi për të ndërtuar një lidhje me Eglin dhe përmendja e gjërave që ka lënë jashtë kanë bërë që shumë të spekulojnë për të kaluarën e […]

Jan 29, 2025 - 02:00
 0  5
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit – bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

Jeta personale e Gjestit, një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania, ka ngjallur gjithnjë interes të madh.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, refuzimi për të ndërtuar një lidhje me Eglin dhe përmendja e gjërave që ka lënë jashtë kanë bërë që shumë të spekulojnë për të kaluarën e tij.

Mes këtyre zërave, një nga hipotezat më të bujshme ishte se Gjesti mund të kishte qenë i martuar. Por burime të afërta me të kanë hedhur dritë mbi të vërtetën, duke mohuar çdo spekulim për martesë. Sipas tyre, Gjesti nuk ka qenë kurrë i martuar, por ka bashkëjetuar për katër vite me një vajzë të quajtur Diellza, e cila është nga Prishtina dhe nuk ka lidhje me botën e të famshmëve.

“Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar katër vjet. Ajo është përpjekur shumë për të mirën e tij, por ai shpesh ia ka kthyer me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar, vetëm bashkëjetesë”, tha një burim i afërt për Prive.al.

Thuhet gjithashtu se lidhja mes tyre ka vazhduar deri pak kohë para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Përkundër grindjeve të vazhdueshme, raporti mes tyre nuk është mbyllur plotësisht, duke lënë të kuptohet se gjërat kanë qenë më komplekse sesa duken.

Ngurrimi i Gjestit për të nisur një kapitull të ri brenda shtëpisë së Big Brother është parë nga shumë si një reflektim i të kaluarës së tij. Përderisa spekulimet vazhdojnë, jeta personale e Gjestit mbetet një nga temat më të diskutuara nga publiku që ndjek spektaklin. /Telegrafi/