U promovua ueb faqja e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë
Me qëllim të qasjes më të lehtë dhe transparencës në punën e Komisionit, me ndihmën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, është krijuar ueb faqe, e cila do të shërbejë si bazë për promovimin e të drejtës për kompensim mes viktimave, institucioneve dhe opinionit, transmeton Portalb.mk. Nga ministria e Drejtësisë, në Maqedoninë e […]
![U promovua ueb faqja e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2025/02/Untitled-design-2.png?fit=1024%2C683&quality=80&ssl=1)
![](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2025/02/Untitled-design-2.png)
Me qëllim të qasjes më të lehtë dhe transparencës në punën e Komisionit, me ndihmën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, është krijuar ueb faqe, e cila do të shërbejë si bazë për promovimin e të drejtës për kompensim mes viktimave, institucioneve dhe opinionit, transmeton Portalb.mk.
Nga ministria e Drejtësisë, në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë se ueb faqja e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë është në këtë link: www.komisijazanadomestoknazrtvi.mk.
“Komisioni për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, është subjekt juridik i pavarur i posa formuar, i cili vendos për të drejtën në kompensim në të holla dhe për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së kompensimit në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë. Është formuar në përputhje me Ligjin për pagesën e kompensimit në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, qëllimi i të cilit është që viktimave t`ju sigurojë kompensim në të holla, si ndihmë nga shteti, në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror dhe të parandalohet viktimizimi sekondar si vuajtje shtesë që viktimat mund ta pësojnë nga raporti me organet kompetente”, thuhet në njoftimin e MD.
Gjatë periudhës së kaluar, Komisioni ka arritur një përparim të rëndësishëm, duke përfshirë edhe legjitimitetin juridik për të vepruar si trup i pavarur, duke miratuar Rregulloren e punës dhe procedurën për parashtrimin e kërkesave për kompensim në të holla, që paraqet një hap të rëndësishëm për lehtësimin e qasjes në drejtësi për viktimat nga vepra penale me dhunë.
Kujtojmë se gjetjet e fundit të hulumtimit: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” nga Misioni i OSBE-së në Shkup, thonë se 18% e të rinjve kanë përjetuar dhe/ose qenë dëshmitarë të dhunës, ndërkohë që këto shifra janë shumë më të larta te të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme.
- LEXO: Dhuna në familje: Nga rrahja deri tek aktgjykimi kanë kaluar gjashtë vite, dhunuesi ka kohë që është në arrati
- LEXO: BE-ja e miratoi Ligjin për dhunën në familje dhe ndaj grave, parashihen masa më të rrepta për dhunuesit
- LEXO: “Mos baba, mos!“: Fëmijët që janë dëshmitarë ose viktima të dhunës në familje e vuajnë dhimbjen gjithë jetën
- LEXO: “Sheshi Skënderbeu u mbulua me gjak si në film horror”: Tre denoncime të dhunës në familje në ditë në RMV