Murtezani: Në rrugën drejt BE-së, nuk ka mik më të madh për ne se Greqia
“Me përgjegjësi pohoj se nuk kemi mik dhe përkrahës më të madh të integrimeve tona evropiane sesa Greqia”, tha ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, në një intervistë për korrespondentin e MIA-s nga Athina, pas përfundimit të vizitës dyditore në Greqi, duke theksuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë prioritet i përbashkët dhe kanë potencial […]
![Murtezani: Në rrugën drejt BE-së, nuk ka mik më të madh për ne se Greqia](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/11/Vlada.jpg?fit=1024%2C682&quality=89&ssl=1)
![Orhan Murtezani. Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/11/Vlada.jpg)
“Me përgjegjësi pohoj se nuk kemi mik dhe përkrahës më të madh të integrimeve tona evropiane sesa Greqia”, tha ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, në një intervistë për korrespondentin e MIA-s nga Athina, pas përfundimit të vizitës dyditore në Greqi, duke theksuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë prioritet i përbashkët dhe kanë potencial për t’u forcuar dhe thelluar, transmeton Portalb.mk.
Murtezani theksoi se kjo është vizita e parë zyrtare në Athinë e një përfaqësuesi të Qeverisë së re pas zgjedhjeve në vendin tonë, dhe ka pasur rastin të takohet dhe të bisedojë me zëvendësministren e Jashtme Aleksandra Papadopullu dhe nënkryetarin e Kuvendit të Greqisë dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Joanis Plakiotakis.
Duke qenë se periudha paszgjedhore në vendin tonë përkoi me periudhën parazgjedhore për zgjedhjet evropiane në Greqi rreth tetë muaj më parë dhe dukej se kishte një ftohje të caktuar në marrëdhëniet dypalëshe, ministri i Çështjeve Evropiane tani vlerëson se marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës janë miqësore, dhe “kjo miqësi duhet të forcohet edhe më shumë”.
“Mund të them me shumë përgjegjësi se këto dy ditë në Athinë ndihem sikur jam në një vend mik, më pritën shumë ngrohtësisht, të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e Greqisë u vunë në dispozicion për të na ndihmuar dhe të jeni të sigurt se këtë e bën vetëm një vend që na konsideron mik. Kjo miqësi duhet të vazhdojë të forcohet. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë prioriteti ynë i përbashkët, ato duhet të forcohen. Ne jemi vende anëtare të NATO-s dhe krah për krah kontribuojmë në stabilitetin në rajon dhe në botë, ndaj ka shumë gjëra që na duhen dhe duhet t’i intensifikojmë, theksoi ministri.