U rrahën mes vete dy kirurgë në Spitalin e Tetovës

Dy kirurgë nga Spitali i Tetovës janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin mesditën e sotme, raporton Portalb.mk. Rastin e konfirmuan për Portalb.mk edhe nga Policia e Tetovës. Nga SPB Tetovë shkurt na njoftuan se rasti është raportuar dhe se punohet në zbardhjen e plotë. Nga drejtoria e spitalit kanë informuar se do të ndërmarrin masat […]

tetor 9, 2024 - 16:00
 0  4
U rrahën mes vete dy kirurgë në Spitalin e Tetovës
Spitali Klinik i Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Dy kirurgë nga Spitali i Tetovës janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin mesditën e sotme, raporton Portalb.mk.

Rastin e konfirmuan për Portalb.mk edhe nga Policia e Tetovës.

Nga SPB Tetovë shkurt na njoftuan se rasti është raportuar dhe se punohet në zbardhjen e plotë.

Nga drejtoria e spitalit kanë informuar se do të ndërmarrin masat e nevojshme konform ligjit.

Raportohet se dy kirurgët edhe në të kaluarën kanë pasur zënka.