U.D Presidentja Haxhiu takon deputetin Shaip Kamberi dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës Shaip Kamberi, si dhe Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion përfaqësues nga Lugina. Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme institucionale për Luginën e Preshevës në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin institucional


Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës Shaip Kamberi, si dhe Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion përfaqësues nga Lugina.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme institucionale për Luginën e Preshevës në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin institucional, me theks të veçantë në përkrahjen për studentët dhe specializantët.
Po ashtu, bashkëbiseduesit trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe rolin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. Ndër çështjet kryesore të ngritura ishin pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i qasjes në fonde, të cilat vazhdojnë të mbeten shqetësime serioze.
Në përfundim, palët u dakorduan për vazhdimin e angazhimit institucional me qëllim adresimin e këtyre sfidave dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
